Qindra persona morën pjesë në iftarin e djeshëm në ambient të hapur në sheshin para sallës së famshme të koncerteve “Royal Albert Hall” në Londër.

 

Rreth 450 veta u mblodhën për vaktin e iftarit, që organizua nga organizata humanitare “Ramadan Tent Project”, e themeluar në vitin 2013.

 

 

 

Pas thirrjes së ezanit, besimtarët ndërprenë agjërimin e tyre, ndërsa më pas bënë namazin.

 

Duke folur para iftarit, ambasadori i Türkiyes në Britani, Osman Koray Ertaş, iu referua rëndësisë së Ramazanit në forcimin e lidhjeve mes njerëzve.

 

 

 

Ai gjithashtu vuri në dukje solidaritetin me komunitetin turk pas tërmeteve shkatërruese që tronditën Türkiyen dhe Sirinë më 6 shkurt.

 

Ertaş falënderoi britanikët për donacionet dhe fushatën e mbledhjes së fondeve për viktimat e tërmeteve.

 

Jonathan Wilson, një profesor në Universitetin Regent në Londër, vlerësoi iftaret e hapura dhe tha se mbledhjet e tilla janë një mundësi e mirë për të takuar njerëz dhe për të shkëmbyer përvoja./AA