Një baba 50 vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë në sulmet ruse që u kryen gjatë natës në Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës.

 

Anatoliy Kurtev, sekretar i këshillit të qytetit, tha se një shtëpi u shkatërrua dhe disa ndërtesa përreth u dëmtuan, pas sulmit me dy raketa ruse.

 

“Terroristët e mallkuar rusë sulmuan sërish Zaporizhjën dhe sërish kemi humbje të jetës”, shkroi ai në Telegram.

 

Ekipet e shpëtimit kanë qenë në vendngjarje, në zonën e banuar që u shënjestrua mëngjesin e sotëm.

 

Një fotografi tregon policinë duke inspektuar në rrënojat e shtëpisë.

 

Sulmi vjen teksa forcat pushtuese ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, me ushtrinë e Kievit që ka raportuar se forcat e tij kanë zmbrapsur mbi 50 sulme gjatë ditës së kaluar.