Arrestohet një 43-vjeçar, pasi ka përplasur me kamion një të ri në qytetin e Tiranës.
Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në kryeqytet, ku shoferi i një kamion, shtetasi me iniciale B.M. 43 vjeç ka përplasur një motomjet.
Për pasojë ka pësuar lëndime drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale B.B. 25 vjeç, banues në Laknas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin:
– B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip kamion, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 25 vjeç, banues në Laknas. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjkëve”, tha policia.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.