Një tas delikat prej porcelani u shit për më shumë se 25 milionë në një ankand në Hong-Kong.
E përshkruar nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s si “shumë e rëndësishme”, antika vjen nga një grup i rrallë qeramikash të dekoruara në punëtoritë perandorake të Pekinit në shekullin e 18-të, shkruan CNN.
Tasi u prodhua gjatë kohës së perandorit Yongzheng, i cili sundoi Kinën nga viti 1722 deri në 1735 (megjithëse smalti ka të ngjarë të jetë pikturuar menjëherë pas vdekjes së tij).
Është pjesë e një tradite të njohur si “falangcai”, ose “ngjyra të huaja”, një emër që i është dhënë porcelanit me origjinë nga furrat perandorake të Jingdezhen, por të emaluar nga artizanët në Qytetin e Ndaluar të Pekinit.
Tasi është i dekoruar me dy dallëndyshe, një pemë kajsie të lulëzuar dhe një shelg. Dizajni përmban gjithashtu një fragment nga një poezi që mendohet se është porositur nga paraardhësi i dinastisë Ming të Yongzheng, perandori Wanli.