Kredia për individët po vijon rritjen me ritme të qëndrueshme.

 

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë muajit shkurt të këtij viti, kredia e re për individët u rrit me 11.8%, krahasur me të njëjtën peridhë vitin e kaluar.

 

Sipas BSH-së, kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme kryeson në rritjen e huadhënies tek individët.

 

Gjithashtu rritje po shënon edhe kredia konsumatore.

 

Ndërsa për 2-mujorin (janar-shkurt) rritja e kreditimit në segmentin e individëve është pothuajse 18% më e lartë.

 

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, sektori bankar disbursoi në shkurt 19.2 miliardë lekë kredi të reja, në rritje me 4.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.