Këshilli i Ministrave miratoi sot shtimin e fondit për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i aksit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar.

Në mbledhjen e sotme qeveria vendosi që pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë.

“Vlera 420 537 115.55 lekë zëvendësohet me vlerën 1 341 870 037.48 lekë”, thuhet në vendim.

Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 90 000 lekë, përballohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ata