Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, i shoqëruar nga kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Vaqarrit, dega 15 në Tiranë.

 

Në takim me demokratët, Bejko tha se, “në këto zgjedhje, përballja jonë është me të majtën, jo me atë pjesë, që ka qenë me ne, ndërsa tani për interesa personale po fuqizon Ilir Metën”.

 

“Ne aleancën e kemi me njerëzit e thjesht të Tiranës, që po përballen me vështirësitë që vijnë si nga bashkia, por edhe kryeministri”, tha Bejko.

 

Në takim banorët shprehën shqetësimin për problematikat që lidhen me infrastrukturën, që iu dëmton biznesin dhe jetesën e përditshme.

 

Bejko premtoi se, “çdo shqetësim i tyre, do të përfshihet në programin e skuadrës tonë që do të publikohet këto ditë, dhe do ofrojë zgjidhje për shumë probleme të Tiranës”.