residenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Begaj i uroi suksese Stubb në udhëheqjen e Finalandës në këto kohë, siç u shpreh ai, sfiduese gjeopolitike.

Alexander Stubb i Partisë së Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë fitoi ngushtë zgjedhjet presidenciale të Finlandës, duke mundur anëtarin liberal të Partisë së Gjelbër Pekka Haavisto, i cili pranoi humbjen.

Ai siguroi 51.6 % të votave pasi ishin numëruar 99.7 % e votave, kundrejt 48.4 % të Haavisto-s. Pasi u konfirmua presidenti i ardhshëm i Finlandës, Stubb tha se do të dëshironte të vazhdonte në linjën e Niinisto, por duke theksuar se është e kuptueshme që një epokë e re po fillon./ata