Ka filluar të depërtojë ujë në anijen me rreth 400 persona, e cila lundron e pakontrolluar mes Maltës dhe Libisë, njoftoi shërbimi mbështetës “Alarm phone”.
Ishte kjo deklarata e shërbimit që bëri me dije se kishte marrë një telefonatë nga anija, e cila u largua nga Tobruk, Libi mbrëmë.
Siç raporton Reuters, anijes i mbaroi karburanti, dhe kuverta e poshtme ishte plot me ujë, ndërsa kapiteni u zhduk dhe askush nuk mund të drejtonte anijen.
Organizata joqeveritare gjermane Sea-Watch International shkroi në Twitter se kishte nisur kërkimet duke njoftuar se të paktën 23 emigrantë u mbytën. Gjatë shpëtimit organizata tha se nxori 22 të mbijetuar dhe 2 trupa.
Një tjetër organizatë joqeveritare gjermane Germani Rescue deklaroi se kërkimet vijojnë deri në identifikimin e të 400 udhëtarëve.