Banorët e Bërxullës po protestojnë ditën e sotëm para zyrave të Hipotekës në Tiranë, sërish në kërkim të një zgjidhje për pronat e tyre, të cilat preken nga askin Thumanë-Kashar. Për të kërkuar një zgjidhje ato u futën brenda zyrave të hipotekës.
Në fjalën e tyre për mediat ato u shprehën se projekti i ri po shkatërron rrugën dhe se është një projekt i pastudiuar.
Tentuan që të korruptonin punonjësit e policisë, 3 të arrestuar në Tiranë
LEXO EDHE:
Tentuan që të korruptonin punonjësit e policisë, 3 të arrestuar në Tiranë
Kryeplaku i fshatit Bërxullë Muharrem Koni tha se po u shkelen sakrificat e tyre dhe theksuan se institucionet nuk duan që tu japin zgjidhje kërkesave të tyre.
‘Po tallen me sakrificën e këtyre njerëzve. Nuk kemi marrë asnjëlloj përgjigje. Vetë firma nuk ka bërë asnjëlloj veprimi. Nuk ka vullnet për të zgjidhur problemet tona. Është një projekt i pastudiuar. Nuk e zhvillon zonën por e shkatërron. Duke filluar që nga Rinasi. Atje ndahet fshati përmes. Ne me pronën jetojmë, se jemi në fshat. Po vjen fushata e misrit tokat janë të punuara. Nuk po na jepet asnjëlloj zgjidhje. Nuk ka një rrufë dytësore. Po tallen me dhimbjen tonë pasi nuk duan që ta zgjidhin. Ato nuk i kanë zyrat e përjetshme në ato zyra! Dalin në protestë pasi kërkojnë që të mundin dhimbjen. Nuk e vendosin dorën në zemër. Jam rritur që padrejtësinë mos ta pranoj. Kur padrejtësia të bëhet ligj, jemi të detyruar që të kërkojmë vetëgjyqësi.’- tha ai.
Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme.