Himni i Flamurit tashmë këndohet çdo të hënë nga nxënësit e shkollave në gjithë vendin vend, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndau sot në rrjetet sociale momente nga këndimi i himnit kombëtar nga nxënësit e shkollës “4 Dëshmorët” në Tiranë.

 

Begaj tha se në këtë ditë kujtojmë babain e “Himnit të Flamurit”, himnit kombëtar shqiptar, në 151-vjetorin e lindjes së tij.

 

“Nderojmë poetin e njohur Asdrenin, me këtë përshëndetje speciale të nxënësve të shkollës “4 Dëshmorët” në Tiranë”, tha Presidenti.

Më 19 janar të këtij viti, Ministria e Arsimit mori vendimin për këndimin e Himnit çdo fillim jave në shkolla, gjë e cila është pritur mirë nga nxënësit.