Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka ankimuar vendimin për masën ‘arrest me burg’ në Apelin e GJKKO-së.

 

 

 

Ai akuzohet për një tendër me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Alla, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

 

Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Aida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e të pandehurit apo jo.

Ndërkohë, seanca është caktuar që të mbahet këtë të premte në orën 09:30.

 

Lefter Alla u arrestua ashkë me 12 persona të tjerë perfshirë dhe nënkryetaren e Bashkisë së Bulqizës.