Kjo grua që shikoni në foto është 70-vjeçarja Makbule Hida e cila ka humbur mëngjesin e sotëm kontaktet me familjen. Familjarët kanë denoncuar në Report Tv humbjen e të moshuarës, e cila vuan nga Skleroza. Ajo është e veshur pikërisht si në këtë foto e cila është e shkrepur pak orë para se ajo të humbte kontaktet. 70-vjeçarja ka veshur një pardesy ngjyrë bezhë dhe pantallona gri.

 

Makbule Hida, 70-vjeçe, zbriti nga avioni në Rinas pasi sapo kishte ardhur nga Brukseli dhe humbi kontaktet me familjarët. Një grua tjetër e ka shoqëruar deri te taksitë dhe më pas nuk dihet më gjë për të.  Mban ne krah një çantë te vogël të kuqe ( ku ka pasaportën dhe sendet personale).Kush e sheh lutet të kontaktojë në numrin e telefonit 0682662353, numri i vajzës së të moshuarës.