Një 34-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi shpërndante kokainë në zonën e quajtur “Komuna e Parisit.

 

Mësohet se në pranga ka rënë Denisa Bushka, banuese në Tiranë. Policia informon se Bushka është konstatuar nga policia në rrugën “Bill Klinton”, ndërsa gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.

 

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza 10-50 gramë dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.