Zjarrfikësit nga Florida liruan një lopë e cila ishte bllokuar në baltë për më shumë se 24 orë.

 

Pas marrjes së një telefonate, zjarrfikësja e qarkut Seminole shkuan në vendngjarje.

 

Bëhet fjalë për zjarrfikës që kanë kaluar trajnime të specializuara për shpëtimin e kafshëve të mëdha shtëpiake.

 

“Fatmirësisht, kjo lopë u tërhoq në mënyrë të sigurtë”, tha zjarrfikësi Gavin Schmidt, i mbiquajtur “pëshpëritësi i lopës” nga kolegët e tij, pasi u fotografua duke i dhënë kafshës së dëshpëruar ujë të ftohtë.