Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokajt dhe 10 zyrtarëve të tjerë për tjetërsim pronash në Lezhë.

 

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim produktesh të veprës penale.

 

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të.

 

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua nga Apeli i Shkodrës me tri vite burg në gusht të vitit të kaluar, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin mijëra metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.