Një aksident është shënuar paraditen e sotme në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një adoleshente pranë derës së shkollës.

 

 

 

Aksidenti sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në një rrugë pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja. Adoleshentja është dërguar menjëherë  për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe sipas mjekëve ka pësuar vetëm një gërvishtje të lehtë.

 

Ndërkaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici  për tu marrë në pyetje për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.