Në kuadër të hetimeve kundër trafikut të lëndëve narkotike, policia italiane ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, i cili shiste kokainë.

 

 

 

Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka kontrolluar banesën e të riut shqiptar në Ankona, ku kanë gjetur edhe vendin në të cilin fshihte lëndën narkotike.

 

Këtij të fundit i janë gjetur 22 gramë kokainë, një peshore precize, disa copa celofani transparente dhe një palë gërshërë.

 

Pas arrestimit, i riu është dërguar në paraburgim ndërsa do të presë të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.