Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se u neutralizuan 11 terroristë të PKK/YPG-së që po përgatiteshin të sulmonin në rajonet e "Degës së Ullirit" dhe "Mburojës së Eufratit" në veri të Sirisë.
Në deklaratën e publikuar nga ministria thuhet se vazhdojnë t'i përgjigjen në të njëjtën mënyrë tentativave të sulmit të terroristëve.
"Forcat tona të armatosura heroike turke neutralizuan me sukses 11 terroristë të PKK/YPG-së që po përgatiteshin të sulmonin në rajonet e Degës së Ullirit dhe Mburojës së Eufratit në veri të Sirisë", theksohet në deklaratë./aa