Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku një fëmijë 8 vjeç ka humbur jetën në spital pasi u sulmua nga një qen.

 

Sipas “Ina”, fëmija është afruar pranë oborrit ku mbahej qeni, teksa ky i fundit e ka sulmuar duke i shkaktuar plagë të rënda.

 

Edhe pse është transportuar në spital, i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Sakaq, policia ka nisur hetimet.