Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec. Ngjara ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Mësohet se bombola ishte vendosur në pjesën e jashtme të ballkonit të banesës në zonën e quajtur ‘Valuta’ në lagjen numër 5 në Pogradec.
Në banesë jetonin të vetëm dy të moshuar, por fatmirësisht nuk ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale.