Shtatë të mitur janë arrestuar të mërkurën nga poliicia e Kosovës pasi dyshohet se i kanë vënë zjarrin një shkolle.

 

Ngjarja ka ndodhur në Magure të Lipjanit, ku të miturit pasi kanë hyrë duke vjedhur, i kanë vënë zjarrin shkollës. Të dyshuarit janë mbajtur në stacionin policor, thuhet në njoftim.

“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie të raportuar me datën 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure.

 

Policia po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftim.