Enkelejd Alibeaj, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend ka treguar arsyen përse nuk u miratua nga Konferenca e Kryetarëve kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit.

 

Sipas tij, kreu i grupit parlamentar të PS përdori justifikimin se parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore ndaj të gjitha kërkesat nuk miratohen.

 

Alibeaj shtoi se në Kushtetutë është e përcaktuar qartë që kur janë nënshkrimet është detyrim i parlamentit për ta miratuar.

 

“Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk miratohen. Kushtetuta e ka të qartë që kur janë nënshkrimet që kur i ka, të ketë një objekt, të ketë përcaktuar afatin dhe përbërjen dhe është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pa asnjë diskutim. Ju si përfaqësuese e këtij Kuvendi duhet t’i tregoni shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund. Është detyra juaj për të mbajtur përgjegjësi. Duhet t’i bëhej me dije deputetëve se çfarë po ndodh”, –tha Alibeaj.