Një fëmijë 13-vjeç i cili qëndronte në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, është larguar nga ky institucion.

 

Ka qenë kujdestari i shtëpisë së fëmijës që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Nr. 1, largimin e të miturit.

 

Policia po punon për gjetjen e tij.

 

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.