Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje per mediat nga selia blu,  është shprehur se Arben Ahmetaj dhe familja e tij po kërcënohen me jetë.

 

Berisha tha se Rama dhe Veliaj po përpiqen që t’i mbyllin gojën Ahmetaj që ai të mos bëjë publike të fshehtat, inskenimet dhe ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt në atë që ish-kryedemokrati e cilëson vjedhja e shekullit.

 

“Prej tre javësh një breshëri kërcënimesh me jetë të prindërve , familjarëve, fëmijëvë vërshojnë nga të katër anët ndaj Arben Ahmetaj. Kërkojnë t’i mbyllin gojën dhe ai mos të guxojë të bëjë publik inskenimet dhe ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit në këtë proces. Kërcënimet me jetën e tij, familjarëve dhe fëmijëve, që vërshojnë nga qelitë e burgjeve dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore, dëshmojnë që Rama, Agaci dhe Veliaj janë de facto dhe de juro truri dhe ekzekutorët e vjedhjes së shekullit. Të marrin masa për të mbrojtur familjarët dhe Ahmetajn, të dërgojnë grup hetues të çështjes duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë”-tha Berisha.