Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celiibashi zhvilloi sot seancë publike.
Në rend të ditës ishte zëvendësimi i deputetëve që lanë mandatin për të garuar në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Në qarkun Elbasan, Shkëlqim Bullari merr mandatin e deputetit të PS, Besjan Ajazi, i cili kandidon për kryetar bashkie në Gramsh për PS-në.
Ndërkohë, Luçiano Boçi, i cili kandidon për kryetar bashkie në Elbasan për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, zëvendësohet nga Qani Xhafa në qarkun Elbasan.
Asllan Dogjani i PD merr mandatin e deputetit në Tiranë, në vend të Belind Këllicit, i cili kandidon për kryetar bashkie në Tiranë për koaliconin “Bashkë Fitojmë”.
Në qarkun Shkodër, KQZ i dha mandatin Ludovik Hasanit të PD, i cili që zëvendëson deputetin e Zef Hila, i cili kandidon për kryetar bashkie në Vaun e Dejës për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.