Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale këngën e fushatës për zgjedhjet vendore të  14 majit.

 

Rama shprehet “ kjo këngë po ngjit kudo si me magji, duke ekzaltuar buzëqeshjen e kujtdo që do të shkojë vetëm përpara”.

 

Ai thekson se asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa, aq më tepër tek ata që nuk zgjidhin dot më as problemet e tyre”.

 

Slogani i PS në këto zgjedhje është “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.