Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar protestën e 2 Marsit 2020, teksa u shpreh se mesazhi frymëzues i atij tubimi jeton fuqishëm në çdo kohë.

“Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë”, është një nga mesazhet e përcjella gjatë protestës.

Postimi i Metës:

“Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

Mirënjohje qindra mijëra qytetarëve, të cilët 4 vite më parë ju përgjigjën thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin e tyre!

Mesazhi i rëndësishëm dhe frymëzues i 2 Marsit 2020, jeton fuqishëm në çdo kohë!