Sllovenia do të vrasë 230 arinj të murrmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Lajmin e dha ministri i Burimeve Natyrore dhe Çështjeve Territoriale, Uros Brezan, sipas të cilit kjo është një masë e nevojshme “për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve” dhe për të shmangur dëmtimin e tepërt të shkaktuar nga këto kafshë.

 

Qëllimi është që në vitet e ardhshme numri i arinjve të arrijë në 800. Aktualisht në Slloveni janë rreth 1100, por për një zonë si Sllovenia popullsia ideale do të ishte 450-500 arinj.

 

 

 Mazhoranca qeveritare, përmes socialdemokratëve, ka paraqitur edhe amendamentin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve, i cili ndër të tjera parashikon stalla kalimtare, inspektime të specializuara dhe vendosjen e video-mbikëqyrjes së brendshme të detyrueshme në thertore.