Në KQZ të enjten, Komisioni Rregullator vendosi që në zgjedhjet vendore të 14 majit, procesi i votimit dhe i numërimit elektronik të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit të zgjedhësve në tri  bashki: Kamëz, Vorë dhe Elbasan.

 

Gjithashtu, Komisioni Rregullator miratoi rregullat procedurale për procesin e votimit dhe numërimit elektronik nëpërmjet pajisjeve përkatëse elektronike.

Vendimi përcakton procedurën e dorëzimit të pajisjeve të votimit dhe numërimit në komisionet e qendrave të votimit ku do të zhvillohet pilotohet votimi dhe numërimi elektronik, dorëzim nga ana e KQZ-së së bashku me kutitë shoqëruese, që mundësojnë votimin elektronik, procesverbalet dhe dokumentacionin e punës.

 

Hapja e procesit të votimit nëpërmjet pajisjeve elektronike do të kryhet nga personeli teknik, i ngarkuar nga KQZ.

 

Në rastet kur transmetimi, për arsye teknike që lidhen me pajisjet ose me modemin nuk ndodh, procesi i nxjerrjes së rezultateve do të kryhet me dorë.

 

Rezultati paraprak nxirret dhe publikohet, pasi është dërguar në KQZ, u vendos nga Komisioni Rregullator.