Një rubin “jashtëzakonisht i rrallë” 55,22 karatësh do të dalë në ankand në qershor nga Sotheby’s. Është perla më e madhe e çmuar e këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë në ankand dhe vlerësohet të arrijë mbi 30 milionë dollarë.

 

Me emrin “Estrela de Fur ” që në portugalisht do të thotë Ylli i Furës, rubini u gjet në Mozambik nga kompania kanadeze “Fura Gems” me qendër në Dubai. Ai u pre nga një shkëmb i ashpër dhe u bë kryefjalë kur u zbulua nga minatorët korrikun e kaluar. Fillimisht peshonte 101 karat, pothuajse dyfishi i formës së tij aktuale dhe ishte rubini më i madh me cilësi të çmuar i zbuluar ndonjëherë me analistët që thanë se ndodhte “një herë në 100 vjet”.

Sotheby’s e përshkroi atë si me “qartësi të shkëlqyeshme” dhe një “ngjyrë të kuqe të errët”, një nuancë tradicionalisht më e lidhur me rubinët burmezë shumë të kërkuar.

 

Rubini do të shfaqet në shitjen e Sotheby’s “Bizhuteritë madhështore”, së bashku me një diamant rozë 10,57 karatësh, i cili pritet të arrijë më shumë se 35 milionë dollarë