Monopatinat elektrike janë kthyer nga dita në ditë në një problem për qytetarët, por edhe për vetë drejtuesit e tyre, për shkak se nuk zbatojnë rregullat dhe sigurinë për mbrojtjen.
Një 27-vjeçar është arrestuar së fundmi nga Policia e Tiranës pasi me monopatinën e tij elektrike përplasi një të moshuar.
I moshuari S.S. është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që i riu ndodhet në ambientet e policisë deri në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.