Gjykata e Elbasanit ka vendosur të mos pranojë kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e ruses Svetlana Timofoeva.

 

Pas sulmit në ish-uzinën e Armëve në Gramsh ndaj ushtarëve shqiptarë në gusht të vitit të kaluar, Svetlana Timofoeva, është arrestuar në vendin tonë bashkë me dy të tjerë, Mikhail Zorin dhe ukrainasin, Fedir Alpatov. Timofeeva akuzohet për spiunazh.

 

Sakaq, Timofoeva kërkohet edhe nga autoritetet ruse për veprën penale ‘Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror’, vendim ky i dhënë që më 25 Gusht të vitit të kaluar nga Gjykata e Meshchanky Moskë. Por trupa gjykuese e Elbasanit vendosi që të mos e ekstradojë Svetlana Timofeevan drejt shtetit rus.

 

Vetë Timofoeva kishte shprehur dakordësi me rrëzimin e kërkesës së federatës ruse, duke pranuar kështu qëndrimin në Shqipëri.