Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetim pasuror për të gjithë të arrestuarit e operacionit të së mërkurës, ku u godit një grupi kriminal që merrej me trafikimin e sendeve me vlerë dhe pastrim parash.

 

Mes të arrestuarve është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj së bashku me bashkëshorten e tij Elda Idrizaj dhe vajzën. Ndaj vajzës tjetër të Idrizaj është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

 

Ish-shoferi, i cili mësohet se ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, dyshohet se në bashkëpunim me argjendari në Tiranë, kryente trafikimin e sendeve me vlerë si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.

 

Burime pranë SPAK konfirmojnë se ka nisur identifikimi i pasurive të personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm me qëllim hetimin e burimit të të ardhurave dhe nëse rezultojnë të krijuara nga aktiviteti kriminal, do të përgatitet kërkesa për t’i kërkuar gjykatës vendosjen nën sekuestro.

 

Disa nga personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhërat e arrestit janë:

 

Vangjush Kashari- biznesmen në shitjen e sendeve me vlerë

 

Agustin Mesuli

 

Altin Doda

 

Florjan Bakri

 

Tomor Baruti