Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasit:
S., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se iu ka vjedhur celularët dhe shuma parash, 2 shtetasve;
P., 40 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po ashtu, blutë e Lushnjës arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, sende personale dhe një celular, në një banesë në Lushnjë.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.