Teksa ka kaluar një javë nga momenti kur kryeministri Edi Rama u dërgoi një letër të 61 kryetarëve të bashkive në vend, ku u kërkonte që një pjesë të parave të fushatës elektorale t’i përdornin për të mbjellë pemë në territorin e tyre, kreut të qeverisë i është përgjigjur kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

 

Në shkresën e bërë publike tashmë, Spahia i ka vendosur si pikë kontakti kryeministrit drejtoreshën e mjedisit dhe Pyjeve, Aida Shllaku, për t’u marrë me këtë çështje.

 

Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i kërkohej bashkëpunim në përcaktimin e territorit se ku do të mbillen këto pemë.

 

Kujtojmë se Partia Socilaiste ka deklaruar se këtë fushatë zgjedhore nuk do të ketë shpenzime të mëdha me tubime të mëdha, por takime të vogla dhe një pjesë e fondeve për fushatën do të shkojënë për mbjelljen e pemëve.