Blendi Gonxhja do të jetë ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, një strukturë e re që krijohet me vendim të kryeministrit Edi Rama.

Emri i Gonxhes do t’i dërgohet Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

“Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhe, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane”.