Arrest me burg është masa e sigurisë që gjykata ka vendosur për kryeplakun e fshatit Rehove në Vithkuq të Korçës, i akuzuar për përdhunimin e një 23-vjeçareje.
Burime për median bëjnë me dije se 29-vjeçari, Ervis Rrapo nuk ka pranuar akuzat dhe është shprehur i pafajshëm para trupës gjykuese.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 8 prill dhe se 23-vjeçarja vuan nga prapambetje të lehtë mendore dhe deficit intelektual.