Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Tales”.
Një autoambulancë e Laçit është përplasur me një automjet tip “Ford” dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Ford”, i cili është dërguar në spital. Të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta.
Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet që mjeti tip “Ford” i ka ndërprerë rrugën ambulancës duke shkaktuar për pasojë edhe këtë aksident. Ky është një nga kryqëzimet më vdekjeprurës në rrugët që përshkojnë Lezhën, pasi vetëm në këtë segment rrugor ka pasur dhjetëra raste aksidentesh me viktima.
Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe ka kryer veprimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.