Presidenti francez Emmanuel Macron ka nënshkruar të shtunën ligjin për të rritur moshën e pensionit të vendit me dy vjet.

 

Edhe pse pas shumë ditësh në protestë, Këshilli Kushtetues i Francës miratoi të premten masën kryesore të moshës së daljes në pension, të cilën qeveria e vendosi në parlament pa një votim përfundimtar.

 

Beteja për zbatimin e ligjit u shndërrua në sfidën më të madhe të brendshme të mandatit të dytë të Macron, pasi ai u përball me kundërshtime të përhapura të popullit francez ndaj ndryshimeve, por edhe në rënie të popullaritetit personal.

 

Këshilli Kushtetues prej nëntë anëtarësh vendosi në favor të dispozitave kryesore të reformës, duke përfshirë rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç dhe zgjatjen e viteve të punës që kërkohen për një pension të plotë, duke thënë se legjislacioni ishte në përputhje me ligjin francez.

 

Policia franceze qëndron në pozicion për kryengritjet që mund të shkaktohen, pasi reforma e pensioneve e qeverisë franceze mori dritën jeshile të Këshillit Kushtetues dhe tani mund të nënshkruhet në ligj dhe të hyjë në fuqi me shpejtësi, në Paris, Francë.

 

Kundërshtarët e reformës së pensioneve prej ditësh kanë bllokuar pikat e hyrjes në disa qytete, duke i shoqëruar me protesta të dhunshme.

 

Udhëheqësit e sindikatave kanë thënë se vendimet e Këshillit Kushtetues do të respektohen, por janë zotuar të vazhdojnë protestat në një përpjekje për të detyruar Macron të tërheqë masën.

 

Sondazhet kanë treguar vazhdimisht se shumica e qytetarëve francezë janë kundër punës së dy viteve të tjera përpara se të jenë në gjendje të përfitojnë pensionin. Legjislacioni gjithashtu kërkon që njerëzit të punojnë 43 vjet për të marrë një pension të plotë, ndër ndryshimet e tjera në sistem.