Arrestohet një 31-vjeçar, pasi dhunoi bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare dhe nuk e lejoi të dalë për një javë.

 

Uniformat blu bëjnë me dije shtetasi G.G.  31-vjeç  mbante me forcë bashkëjetuesen në shtëpi prej një jave, duke e dhunuar atë me sende të forta vazhdimisht.

 

Mësohet se në pranga kanë përfunduar edhe 4 shtetas të tjerë që nuk kallëzuan krimin dhe kanë përkrahën autorin e krimit.

 

Nga kontrollet e bëra nga polica mësohet se në banesën e tij u gjetën mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.

 

Ndërkohë 28-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të saj, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që po mbante me forcë bashkëjetuesen e tij, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Locked”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

 

– G. G., 31 vjeç, B. N., 36 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, B. K., 27 vjeç, E. K., 42 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

 

Shtetasi G. G. i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”.

 

Shtetasit B. N. dhe A. Sh. nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit B. K. dhe E. K., (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren”, tha policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.