Arrestohet doganieri në Vlorë pasi lejoi futjen e mallrave kontrabandë kundrejt ryshfetit.
Uniformat blu kanë ndaluar një 46-vjeçar me profesion doganier, pasi i është caktuar masa ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Shkallës së Parë për korrupsion.
Sipas informacioneve zyrtare, bëhet me dije se 46-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre pasi lejoi futjen e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.
“Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë”, tha policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme