Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një album me fotot nga çelja e fushatës së koalicionit opozitar ku ai është pjesë, “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet e 14 majit.

 

 

Mbështetësit e koalicionit u mblodhën ditën e djeshme në ambientet e stadiumit “Air Albania” në kryeqytet së bashku me kandidatët për të gjithë bashkitë e vendit në 14 maj.

 

 

Berisha e cilësoi këtë ceremoni si një “hapje të jashtëzakonshme dhe magjike të fushatës së fitores”.

 

“Album nga hapja e jashtëzakonshme e vërtet magjike e fushatës së Fitores, në Air Albania’, shkroi ai në Facebook.