Shkëlzen Berisha ka reaguar pas publikimit të fotos me Dorian Duçkën, që babai i tij e cilëson si kokën e mafias.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se ka qenë rastësisht në avion me Duçkën dhe ka qenë ky i fundit që i ka kërkuar një foto, meqë është një personazh i njohur dhe ai e ka pranuar.

“Nje sqarim i shkurter per nje “argument” qesharak dhe bajat.

Te zene me presh ne dore ne nje histori korruptive me permasa nderkombetare qe ka zene prej ditesh titujt e mediave me te medha te botes, Rama dhe Duçkat e kesaj afere kane zgjedhur te pergjigjen ne menyren me qesharake duke postuar foto. Ne te vertete Rama dhe Duçkat ne SHBA nuk po hetohen per foto por sepse ne bashkepunim kane korruptuar me fusha nafte dhe qindra mijera dollare, drejtorin e kunderzbulimit te FBI per ta perdorur si instrument kunder opozites dhe pluralizmit politik ne Shqiperi!

Ne fakt keto foto sherbejne per ta, si certifikate miqesie apo pastertie, shume me pak nga sa do sherbenin le te themi, fotot e Sajmir Tahirit me Barack Obamen ne zyren ovale.

Sidoqofte per te sqaruar opinionin me duhet te theksoj se, ne ndryshim nga Rama dhe sekseret e tij, une nuk udhetoj ne avion privat dhe per rrjedhoje ne nje avion linje, njelloj si ne nje urban publik, udhetaret dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot une. Qellimi i udhetimit tim te bere para disa vjetesh, nuk ka pasur asgje te perbashket me sekserin e Rames pervec ulëses afer ne avion dhe insistimit te tij per te bere nje selfie, si shume te tjera, qe me kerkohen nga njerez te njohur dhe te panjohur.

Uroj dhe shpresoj qe kur te pyeten nga hetuesit e FBI, Rama dhe Duçkat te kene argumente me bindes per “pafajesine” e tyre. Suksese”, shkruan Shkëlzen Berisha.