Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

 

Zyra e shtypit e  kryeministrit njofton se naten e mbremshme, pas kryerjes se disa testeve imazherike ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza”,  Rama u diagnostikua me appendisit akut.

 

Ne baze te rekomandimit te mjekeve te sherbimit te urgjences, Kryeministri iu nenshtrua operacionit per heqjen e appendiksit ne oret e para te mengjesit te sotem.

 

Operacioni u krye nga ekipi i mjekeve kirurge dhe anesteziste, nen drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjise në QSUT.

 

Nderhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mire.