Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shpalli projektet në përfundim e ato në nisje për vitin 2024.

“Viti 2024 do të shënojë dy momente të rëndësishme për infrastrukturën rrugore: fillimisht me dorëzimin e tunelit të Llogarasë. Nga ana tjetër qendra e monitorimit të trafikut do të kryejë një rol tjetër që ka të bëjë me akset që do të vendosen në sistemin e pagesë siç është rasti i Tunelit i Llogorasë dhe Korridori Blu”, u shpreh ministrja, duke vijuar më tej më autostradën Tiranë-Durrës, për të cilën tha se do jetë me tre korsi, plus një emergjence. “Autostrada Tiranë -Durrës është një nga akset më të rëndësishme, por në të ardhmen përdorimi i këtij aksi do të jetë më i paktë nga sa është sot, duke qenë që edhe sot shumica e trafikut të Tiranës, që do të aksesojë Fierin po përdorin rrugën e Elbasanit”, theksoi Balluku.

Ajo njoftoi gjithashtu për një aks tjetër lehtësues, Kashar – Rrogozhinë, si dhe përfundimin e Rrugës së Arbrit.

Lajm qe gjithashtu fakti i anullimit të ndërtimit të areoportit të Sarandës. Kjo vepër do jetë pak më tutje, në Gjirokastër.

“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër, infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe t’i shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha Balluku. /tesheshi.com/