Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në faceboook pamjet e transformimit të kontrollit teknik të automjeteve. Nëpërmjet pamjeve tregohet sesi ka ndryshuar infrakstruktura e këtyre qendrave në qytetet kryesore të vendit. Ndërsa në fund të videos bëhet me dije se janë në zhvillim e sipër punimet në qendrën e kontrollit teknik të mjeteve në Durrës.

 

“Mirëmëngjes, dhe me pamjet e transformimit rrënjësor të Qendrave të Kontrollit Teknik në të gjithë vendin, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama në videon e publikuar.