Sërish emergjencë e emigrantëve. Vetëm të dielën kishte pothuajse një mijë të ardhur nga brigjet afrikane. Të hënën, 200 emigrantë të shpëtuar priten rreth 170 milje në jug të brigjeve të Sicilisë juglindore.

 

 

 

Njerëzit e shpëtuar vijnë nga vende të shënuara nga emergjenca të rënda humanitare, duke përfshirë Bregun e Fildishtë, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Nigerinë, Palestinën, Sudanin, Somalinë. Life Supportit i është caktuar porti i Marina di Carrara i cili është rreth tre ditë lundrim nga vendi ku ndodhi shpëtimi.

 

“Porti i caktuar është rreth 50 orë më larg se një port sicilian. Në bord ka njerëz që kanë kaluar vuajtje të padëgjuara, dhunë, tortura, zhvatje. Mbajtja e tyre në det për më shumë orë është vërtet ligësi e pajustifikuar”, vuri në dukje kreu i misionit Emanuele Nannini.