Gjatë tremujorit të parë të vitit u rrit sasia e karburantit të importuar në vend.

 

Referuar të dhënave të publikuara nga Dogana, rënia e çmimeve në bursa, rritja e kërkesës së brendshme dhe mirëmenaxhimi administratës doganore kanë sjellë rritjen e zhdoganimeve të karburanteve.

 

Sipas DPD, konsumi i karburantit në 3- mujorin e parë të vitit 2022 ka tejkaluar me rreth 5000 tonë tremujorin e parë të vitit 2022 dhe 3- mujorin e parë 2021 me rreth 3,100 tonë.

 

“Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë një rritje të konsumit të karburantit në mënyrë progresive dhe për muajin mars 2023 duke kaluar shifrën e 48 mijë e 741 tonëve”, bën të ditur DPD.

 

Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga administrata doganore gjatë muajit mars u realizuan në masën 17.2 miliardë lekë, nga 16.9 miliardë lekë të planifikuara, ose 361 milionë lekë./ATSH