Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e appendistit.

 

 Në një prononcim për mediat, Gjata është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabël, ndërsa ka shtuar se brenda 24 orëve Rama mund të kthehet në shtëpi.

 

‘I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar.’- tha Gjata.

 

 Po ashtu mjeku tha se Rama mund të dalë në fushatë për 2-3 ditë.

 

 ‘Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht.’- tha Gjata.